Ne ofrojme ambiente akomoduese me kushte nder me te mirat, hapesira super komode dhe moderne gjate bregdetit te paster te Gjirit te Lalzit, ideale per pushime te qeta dhe relaksuese me familjen tuaj. Qellimi kryesor eshte kenaqesia e plote e pushuesve, per te cilet cdo vit perkushtohemi maksimalisht per te plotesuar kerkesat e tyre, dhe per cdo vit jemi shperblyer me besimin e tyre per te kaluar pushimet ne apartamentet tona.
Transparenca, komunikimi shume i mire dhe mikpritja jane virtyte qe karakterizojne stafin tone per t’ju lehtesuar akoma me shume zgjedhjen tuaj. Vendndodhja e apartamenteve, midis gjelberimit qe dhurojne komplekset dhe afersia me plazhin, ju siguron freskine ne ditet e nxehta te veres.
Apartamentet jane teper komode, me hapesira te konsiderueshme deri ne 95 metra katror, secili me ballkon me pamje. Mund te akomodohen deri ne 5 persona. Cdo apartament ka kuzhine te kompletuar per gatim, wifi, kondicioner ne cdo dhome, lavatrice, hekur per rroba dhe parkimin e garantuar brenda ne kompleks. Ne afersi te apartamenteve do te gjeni markete, bar-kafe dhe restorante te ndryshme. Plazhi eshte perafersisht 6-7 minuta larg ne kembe. Komplekset ne Gjirin e Lalzit karakterizohen nga qetesia, gjelberimi, afersia me plazhin si dhe hapesira te sigurta per femijet.
© 2023 Savita Apartments. Powered by Evolve Web Studio